Mazneva: Bllokada nga të punësuarit, të motivuara politiksht

Drejtoresha e Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” – Shkup, Kosana Mazneva, në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka folur lidhur me zhvillimet aktuale në këtë ndërmarrje. Ajo tha se disa të punsësuar po shkaktojnë probleme artificiale të motivuara politikisht. Lidhur me largimet ajo tha se shfrytëzon të drejtën për të vendosur rregull në ndërmarrje.

“Këta persona që sot bllokojnë punën e Higjienës komunale Shkup, një pjesë e madhe tyre fare nuk janë anëtarë të sindikatës dhe një pjesë e madhe e tyre as nuk janë të punësuar në ndërmarjen tonë. Ata janë këtu si logjistikë partiake që kanë për qëllim kërcënimin dhe bllokimin e punës. Pakënaqësia është sepse kam marrë një vendim për punën me turne dhe të gjithë punonjësit duhet të ndërrohen në tre turne. Është në kundërshtim me praktikën prej vitesh që vetëm persona të caktuar të punojnë në një të tretë dhe të marrin përfitime për të. Shumica prej tyre nuk janë paraqitur në punë dhe nuk kanë kryer detyrën. Për shkak se unë i kam dhënë fund një praktikë të tillë, këta njerëz tani po bëjnë bllokadë”, tha Kosana Mazneva, drejtoreshë e Higjienës Komunale.

                               

Lexo gjithashtu
Total
0
Share