MatoLale i bën ‘diss’ Varrosit, live nga “Zemër Luana”

Marin dhe MatoLale kanë qenë të ftuarit e moderatores dhe autores Luana Vjollca, këtë të diel në “Zemër Luana”. Ata kanë realizuar sfidën “S’më dridhet qerpiku”, ose i njohur ndryshe si ‘Paintball’, e cila është një nga lojërat më të pëlqyera të publikut.

Marin dhe Mato janë treguar të drejtpërdrejtë duke mos kursyer asnjë emër. Një ndër pyetjet ka qenë: “Cilit nga personazhet do t’i bëje një ‘diss’?”.

Ndërkohë që Mato ia ka dedikuar Varrosit dhe ka filluar: “O kos je i vetmi qeros pa X6 që njof, shtëpinë se ke me bar, shtëpinë e ke me majdanoz. Si m’thu mu ta kam mbush barkun, unë ta kam mbush barkun bukë e kos. Ti e di shumë mirë ça bohet nëse unë lojën e zhvendos!”/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share