Matarella: Mbështesim RMV-në në rrugën e saj drejt BE-së

PENDAROVSKI I KËRKON NDIHMË PËR PËRBALLJE ME KRIZËN ENERGJETIKE

Presidenti I Italisë, Serxho Matarella po qëndron për vizitë zyrtare në maqedoninë e Veriut. Gjatë takimit me kreun e shtetit Stevo Pendarovski, Presidenti Italian shfaqi mbështetje të pa rezervë për vendin tone në rrugëtimin drejt BE-së , ndërsa tha se vonesa për nisjen e bisedimeve nuk ka qenë aspak e mençur, raporton Klan M.

“Shkupi disa herë e konfirmoi angazhimin e sinqertë rreth parimeve mbi të cilat bazohet Evropa përmes vendeve të guximshme dhe shpesh të vështira dhe e dëshmoj vendosmërinë me të cilën hapëron drejt synimit të vendosur; anëtarësim në BE. Italia dhe Evropa e dinë se mund të mbështeten në ata vende siç është Maqedonia e Veriut e cila jo vetëm që dinte të ecte në rrugën e konsolidimit demokratik por tregoi edhe vullnet për zgjidhje vendimtare në përputhje me frymën evropiane në pyetjet e vështira të trashëguara nga e kaluara” – deklaroi Mattarella.

Presidenti Pendarovski tha se ky ishte një takim I rëndësishëm I vendeve mike, ndërsa i kërkoi presidentit Italian ndihmë për krizën energjetike që po përballet vendi.

“Në këtë kontekst kërkova ndihmë nga Presidenti Matarella për menaxhimin e krizës energjetike gjegjësisht të na mundësohet qasje te mekanizmat dhe instrumentet e unionit për zbutjen e efektit negative mbi vendet tona nga kriza energjetike. Ky ishte një takim i rëndësishëm, siç u ka hije dy vendeve mike” – deklaroi Pendarovski.

Vizita e Matarellës në Maqedoninë e Veriut është për herë të parë pas 23 vitesh, nga një president Italian. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share