Mashtroi shtetasin e Maqedonisë dhe i mori 10 mijë Euro, arrestohet 46-vjeçarja në Elbasan

Mashtroi nëpërmjet rrjeteve sociale, një shtetas nga RMV dhe përfitoi rreth 10 000 euro, arrestohet në flagrancë 46-vjeçarja.

Strukturat hetimore të DVP Elbasan, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi nga Maqedonia e Veriut, për një rast mashtrimi, kanë iniciuar në Prokurorinë e Elbasanit, një hetim me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Nga provat e siguruara si rezultat i hetimit të thelluar, me metoda proaktive, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Teknika”, në kuadër të të cilit, nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasja E. D., 46 vjeçe, banuese në Elbasan.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

46-vjeçarja ka mashtruar nëpërmjet rrjeteve sociale, një 32-vjeçar nga RMV, duke i prezantuar të dhëna të rreme shëndetësore dhe personale të saj. Nga kjo veprimtari kriminale dyshohet se shtetasja E. D. ka përfituar rreth 10 000 euro.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. /Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share