Mashtroi bankat, Donald Trump apelon vendimin

Nëse nuk paguan gjobën e vendosur nga Gjykata e Nju Jorkut, shuma do të rritet edhe më tej

Donald Trump ka apeluar vendimin e jë gjykate në Nju Jork ku ish-presidentit amerikan i kërkohej të paguante një gjobë rreth 355 milionë Dollarësh për shkak të skemës shumëvjecare të mashtrimit të bankave dhe të tjera institucioneve nëpërmjet deklaratave financiare që frynë artificialisht pasurinë e tij.

Përvec gjobës në vendimin e 16 Shkurtit gjykatësi Arthur Engoron e ndaloi gjithashtu Trumpin të drejtojë ndonjë biznes në Nju Jork për një afat kohor 3-vjeçar.

Gjoba do të vazhdojë të rritet me të paktën 112,000 Dollarë në ditë nëse nuk paguhet në kohë. Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, ka deklaruar se nëse Trump nuk paguan, ajo do të kërkojë të sekuestrojë disa nga asetet e tij. Procesi i apelimit mund të zgjasë një vit ose më shumë.

Vendimi I gjykatës së Nju Jorkut ishte një tjetër goditje ligjore ndaj ish-presidentit që rrezikon perandorinë e tij të pasurive të paluajtshme.

Me apelimin e këtij vendimi nga kandidati presidencial republikan do të thotë se një tjetër çështje ligjore e tij do të zvarritet më tej teksa ai përgatitet për një ripërballje me presidentin demokrat Joe Biden.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share