MASH: Përgjegjësi për lëshimet gjatë testimit të dytë ekstern!

NUK DO TË ANULOHET PROVIMI I GJUHËS ANGLEZE

Provimi i gjuhës angleze nuk do të anulohet edhe pse kompetentët pranuan se ka pasur lëshime, njofton KlanM.

Ministria e Arsimit ka kërkuar nga Qendra Shtetërore e Provimeve që të gjendet fajtori, kurse nga kjo Qendër presin mbledhjen e këshillit të maturës.

“Edhe pse testi, para provimit, nuk ka qenë i kapshëm për nxënësit, respektivisht është shpërndarë mes nxënësve përmes aplikacionit gjatë provimit, megjithatë bëhet fjalë për lëshim që nuk duhet të ndodh dhe për të cilën duhet të ketë përgjegjësi”, thonë nga MASH.

Nga Qendra Shtetërore e Provimeve kanë reaguar ndaj kërkesës së Ministrisë së Arsimit që të lokalizohet përgjegjësia për provimin e gjuhës angleze. Kjo qendër, siç përcjell KlanM, vlerëson se nuk duhet të anulohet provimi i gjuhës angleze për ata që kanë respektuar rregullat e realizimit të maturës shtetërore.

Qendra Shtetërore e Provimeve dhe Ministria e Arsimit ndajnë qëndrimin se vitin e ardhshëm, matura shtetërore duhet të realizohet në hapësirë më të madhe dhe me bllokues për telefonat e mençur.

Të shtunën, siç njofton KlanM, 13.000 nxënës iu nënshtruan provimit të maturës për gjuhën angleze, kurse shumë nxënës përmes një viber-grupi i kanë patur testet e gatshme bashkë me përgjigjet e pyetjeve./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share