Derisa Drejtori i Shkollës fillore “26 korriku”, Driton Ganiu, fajin për largimin e punonjësve nga kjo shkollë, të cilët pretendojnë se këtë e ka bërë për shkaqe politike, fajin ia hedh Ministrisë së Arsimit, duke pohuar se MASH-i është kompetent për largimin dhe punësimin e kuadrove në shkollë, për Klan Maqedoni, janë prononcuar nga Ministria e Arsimit, duke pohuar se ingerencat Komunës së Shuto Orizarit janë marrë vetëm në pjesën e emërimit të Drejtorit.
“MASH ka marrë ingerencat e Komunës vetëm në pjesën e emërimit të Drejtorit në shkollën përkatëse. Por, procedura për angazhimin e mësimdhënësve edhe mëtej zbatohet ashtu sic kemi apostrofuar” – thanë për Klan Maqedoni nga MASH.
Ministria e Arsimit, të shtunën, i tha Klan Macedonia, se Mësuesit përzgjidhen nga drejtori i shkollës me propozim të bordit të shkollës.
“Çështja është përgjegjësi e shkollës dhe e pushtetit lokal. Sipas Ligjit për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat fillore dhe të mesme, mësimdhënësit përzgjidhen me konkurs publik dhe punësohen me afat të caktuar deri në fund të vitit shkollor” – thanë të shtunën për Klan Maqedoni nga MASH.