MASH: Maksimalisht të angazhuar – më 1 shtator libra për të gjithë

UNSHM: TRANSPORT PUBLIK PA PAGESË PËR TË GJITHË NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME

Viti I kaluar shkollor nisi me afro 75.000 libra të përkohshëm për nxënësit e klasave të parë, të dytë, të katërt dhe të pestë, për shkak se më 1 Shtator nuk ishin gati librat e tyre shkollor, njofton KlanM.

Ministria e Arsimit maksimalisht do të angazhohet që viti I ri shkollor më 1 shtator të mos fillojë me materiale përgatitore – tha Ministri Jeton Shaqiri.

Në vitin shkollor 2022/2023, sic njofton KlanM, nuk kishte libra për të gjithë lëndët kurse shfytëzoheshin materiale të përkohshme për mësim, për cka shteti harxhoi 640 mijë euro, mjete këto si huamarrje nga Banka Botërore që duhet të kthehen.

“Të gjithë librat shkollor për klasën e parë, të dytë, të katërt dhe të pestë janë miratuar dhe kemi filluar procedurën që do të përfundojë shpejt. Nuk mund të parashikoj se si do të jenë procedurat e ardhshme, por nëse gjithcka përfundon sipas afateve kohore, librat do të dorëzohen në kohë” – tha Jeton Shaqiri.

Ndërkohë, Unioni I Nxënësve të Shkollave të Mesme, sic percjell KlanM, kërkojnë të drejtën për transport publik pa pagesë për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, duke dorëzuar nismën në Gjykatën Kushtetuese.

Ky union, në mars të këtij viti dorëzoi në Kuvend propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm duke kërkuar të gjithë nxënësit që janë të regjistruar në shkollat e mesme publike dhe private, të kenë mundësi që pa pagesë ta shfrytëzojnë transportin publik. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share