MASH ia merr ingerencat Komunës së Tetovës për emërimin dhe shkarkimin e drejtorit te gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se Komunës së Tetovës ia  merr  kryerjen e punëve për emërimin dhe shkarkimin e drejtorit të Shkollës së Mesme Komunale Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” – Komuna e Tetovës, sepse edhe përkundër  masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit, nuk ka siguruar kryerjen e punëve që i përcakton ligji si kompetencë e tij.

“Më 8 korrik Inspektorati Shtetëror i Arsimit e njoftoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës se me iniciativë të drejtorit të shkarkuar të shkollës është kryer inspektim i jashtëzakonshëm në SHMKGJ  “Kirill Pejçinoviq” në Komunën e Tetovës. Mirëpo është konstatuar se Kryetari i Komunës së Tetovës ka shkarkuar drejtorin pa procedurë të zhvilluar paraprake në përputhje me ligjin dhe ka emëruar ushtrues detyre”.

Inspektorati njoftoi  kryetarin e komunës për procedurën e kundërligjshme.

“Në përputhje me ligjin, Inspektorati kreu  inspektim kontrollues, për të konstatuar nëse kryetari i Komunës së Tetovës ka vepruar sipas Udhëzimit. Është konstatuar se Aktvendimi për shkarkimin e drejtorit ende nuk është anuluar, ndërsa funksionin ushtrues detyre  ende e ushtron  drejtori i ri i emëruar”.

“Kryerjen e punëve në pajtim me Ligjin e merr Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në emër dhe llogari të komunës në kohëzgjatje prej  12 muajve” , thuhet në njoftim.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share