MASH: Filloi shtypja e teksteve shkollore nga klasa e parë deri në të shtatën

Filloi shtypja e të gjitha teksteve shkollore nga klasa e parë deri në të shtatën në arsimin fillor, të cilat deri më tani janë miratuar nga Komisioni Kombëtar i teksteve shkollore dhe do të përdoren në vitin shkollor 2024-2025, njofton MASH.

Procesi ka filluar në kohë, në periudhën e zakonshme të shtypjes si në vitet e kaluara dhe së shpejti do të përfundojë plotësisht.

“Kah fundi i këtij muaji ose më së voni në fillim të qershorit të realizohet dorëzimi në të gjitha shkollat fillore në vend, sipas tirazhit të kërkuar të teksteve shkollore nga çdo shkollë. Kështu që nxënësit vitin e ri shkollor do ta fillojnë me tekste shkollore krejtësisht të reja të shtypura që do t’i presin në bankat e tyre. Ndërkohë, MASH-i së bashku me institucionet tjera kompetente, do të vazhdojë të investojë në zhvillimin e programeve mësimore dhe teksteve të reja shkollore, sepse ky është një nga kushtet themelore për edukim cilësor, gjegjësisht proces edukativo- arsimor”, thuhet në kumtesën e MASH-it.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share