LSDM-ja vazhdon të insistojë se masat qeveritare përmes të ashtuquajtura “Shporta Konsumatore” kanë përjetuar debakël të vërtetë. Socialdemokratët thonë se me miliona euro janë nxjerrë nga xhepat e qytetarëve.
“Produktet themelore u shtrenjtuan në vend se të lirohen dhe u bënë luks për qytetarët, qeveria lejoi grabitjen. Kjo politikë e Mickoskit çon familjet drejt një pasigurie më të madhe ekonomike, pikërisht para festave të Vitit të Ri. Pyetja është – çfarë borxhi u kishte Mickoski tregtarëve që të lejoi një plaçkitje të këtillë mbi kurrizin e qytetarëve? Vetëm për 6 muaj të kësaj Qeverie, jeta e qytetarëve u përkeqësua në mënyrë dramatike. Mickoski kujdeset për elitat dhe interesat e biznesit, derisa populli paguan çmim të lartë”, tha Kaja Shukova nga LSDM.