Masat e Qeverisë/ Çmimi i bukës në markete bie në 30 denarë

Çmimet e bukës nëpër markete kanë rënë në 30 denar me masat e reja të Qeverisë të cilët kanë hyrë në fuqi nga dita e djeshme për uljen e disa çmimeve të produkteve ushqimore, përcjellë Klan M.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka njoftuar në profilin e tij në fejsbuk se çmimet e pijeve joalkoolike dhe alkoolike do të ulen për 10% në periudhën e ardhshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndryshe dje Qeveria në seancë miratoi vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta për produktet bazë ushqimore. Në këtë listë bëjnë pjesë poashtu produkte të tjera të mishit, të qumështit si dhe vezët dhe pemët dhe perimet e freskëta./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share