Masat anti-krizë/Qytetarët: Me 80 cent në ditë nuk mund të blesh as bukë

BAUSH: MASAT ANTI-KRIZË TË QEVERISË – TË PAMJAFTUESHME

“25 euro në muaj nuk mund t’i ndihmojë asgjë qytetarit. Vetëm për sy e faqe, blerje kohe edhe ndonjë vote. Këtu nuk ka ndihmë. Çfarë janë 25 euro, 80 cent në ditë. Në qoftë se 80 cent na e zbusin krizën atëherë nuk ekziston krizë. Por, në qoftë se ka krizë qeveritarët le të tregojnë çfarë ndihme është 80 cent në ditë. Asnjë buk” – tha një qytetar.

Kështu thotë qytetari për ndihmën që qeveria ndau kategoritë e rrezikuara. 42.000 qytetarë do të marrin 3.000 denarë në muaj në katër muajt e ardhshëm, ose gjithsej 12.000 denarë. E kjo ndihmë është e pamjaftueshme thotë ekonomisti Abil Baush.

“E them jo e mjaftueshme pasi që kriza do të jetë më e thellë duke marrë parasysh parametrat ekonomik të cilat për momentin i lexojme. Duke i marrë parasysh raportet ndërkombëtare që i shohim dhe që janë alarmuese pikërisht për vendin tonë. Për momentin RMV-ja nga të gjitha vendet Ballkanike është në situatë më të pafavorshme pasi kriza na zuri shumë të papërgatitur” – deklaroi Abil Baush, ekonomist.

Ndryshe, për një familje katëranëtarëshe, shporta konsumuese në muaj është rreth 50 mijë denarë. Në shtator të këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, inflacioni është rritur për 18.7 për qind. Qeveria ka intervenuar me kufizimin e marzhës së disa produkteve ushqimore, por duket se edhe kjo nuk jep efekte pozitive tek qytetarët. /KlanMacedonia/

PËRGATITI: ARBANA Q KLIMENTA

PAMJET: MEJREM UZEIRI

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share