Masakra në shkollën fillore në Beograd, reagon Kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për masakrën e ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në një shkolle fillore në Beograd.

“Është tmerrësisht e trishtueshme të dëgjosh për të shtënat e sotme pa dallim në një shkollë të Beogradit. Ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojmë për familjet e viktimave, për popullin dhe autoritetet serbe. I uroj shërim të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike”, shkruajti kryeministri Rama në një postim në Twitter.

https://twitter.com/ediramaal/status/1653738064596828161

Një 14-vjeçar hapi zjarr mëngjesin e sotëm në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”, në Beograd. Për pasojë 8 fëmijë mbetën të vrarë së bashku me rojen e shkollës. Shumë persona të tjerë mbetën të plagosur. 14-vjeçari u ndalua nga autoritetet, ndërsa dyshohet se për krimin përdori armën e të atit.

I mituri dyshohet se e kishte planifikuar sulmin prej një muaji dhe kishte edhe një listë të objektivave të tij. Serbia ka shpallur 3 ditë zie kombëtare pas ngjarjes së rëndë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share