Berisha: Mbështesim çdo kërkesë të pedagogëve!

Rama kërkon të përçajë trupën akademike nga kolektivi studentor

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për protestën e pedagogëve dhe vendimin e qeverisë për t’i rritur pagat e tyre. Berisha tha se PD mbështet çdo kërkesë të pedagogëve. Ai u shpreh se vendimi i qeverisë është cinik. Sipas tij, Rama synon që të përçajë trupën akademike nga kolektivi studentor.

“Sot organizuan në protestë të fuqishme para universitetit politeknik për kërkesat më legjitime të tyre. I garantoj se PD qëndron në mbështetje të çdo kërkese që ata sot i drejtojnë një qeverie arrogante, mashtruese, dhe hajdute. Kërkesat e pedagogëve, punonjësve dhe studentëve janë klithma të vërteta për të shpëtuar arsimin universitar në Shqipëri e cila është në rrokullisje të madhe. Edi Rama u është përgjigjur me një qëndrim cinik, urrejtës dhe përçmues sindikatave të arsimit të lartë dhe kërkesave të tyre.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Edi Rama ka hartuar një vendim në të cilin ai shpreh pikërisht arrogancën, cinizmin dhe përçmimin ndaj universiteteve. Si dhe kërkon të përçajë trupën akademike nga kolektivi studentor. Në vendim parashikon zero rritje buxhetore për rroga. Dje e kishte 10 sot e ka 7 është më ulët se inflacioni i vërtetë. Nuk përbën as indeksim. Përbën cinizëm. Ajo që është më e rëndë është se premton 30% rritje rroge nga tarifat e studentëve”./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share