Vladimir Kecmanoviq, i ati i djaloshit që kreu masakrën në Shkollën Fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd, në maj të 2023, është dënuar me 14.5 vite burg.
Nëna e djaloshit, Miljana Kecmanoviq, është dënuar me 3 vite burg.
Me 1.3 vite burg është dënuar edhe Nemanja Maksimoviq, instruktori i gjuajtjes, ku sipas akuzës, i ati e kishte dërguar të birin për të ushtruar gjuajtjen me armë.
I mituri Kosta Kecmanoviq, si 13-vjecar, më 3 maj 2023 vrau 9 nxënës dhe sigurimin e shkollës kurse plagosi 5 nxënës të tjerë dhe një mësimdhënës.
Ai gjendet në spitalin psikiatrik që nga dita e kryerjes së masakrës.