Masakra në Beograd, arrestohen nëna dhe babai i 14-vjeçarit që vrau 8 nxënës dhe rojen e shkollës

Një masakër me armë në një shkollë 8-vjeçare tronditi mëngjesin e kësaj të mërkure, Beogradin. Një 14-vjeçar qëlloi për vdekje me pistoletën e të atit, 8 nxënës dhe rojen e shkollës Vladisllav Ribnikar në lagjen Vraçar. 5 nxënës dhe 1 mësues mbetën të plagosur.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë është arrestuar i mituri që kreu masakrën dhe pak orë më vonë edhe babai dhe nëna e tij.

Ende nuk dihen zyrtarisht shkaqet e kësaj tragjedie që nuk mbahet mend të ketë ndodhur më parë në Serbi. Në mediat serbe flitet se 14-vjeçari bullizohej nga bashkëmoshatarët dhe kjo e kishte bërë atë një person të mbyllur në vetvete. Qeveria serbe shpalli 3 ditë zie kombëtare./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share