Masakra me 8 të vrarë në Serbi, pamjet e arrestimit të autorit

Ky filmim tregon momentin e arrestimit të Urosh Bllaziç, autorit të masakrës së natës së të enjtes me 8 viktima dhe 14 të plagosur në fshatin Dubona, 60 kilometra në jug të Beogradit.

21 vjeçari u arrestua mëmgjesin e kësaj të premteje në fshatin Vinjishtë pranë Kragujevacit, 70 kilometra në jug të zonës ku kreu masakrën.

Ai u përpoq të fshihej në shtëpinë e dajës së tij, ku u gjet një arsenal armësh dhe municionesh. Me vete, autori mbante edhe 4 granata. Në pranga ranë të gjithë të afërmit që ndodheshin në banesë përfshirë gjyshin, në një operacion ku morën pjesë 600 policë.

Autori zbrazi 15 plumba automatiku ndaj banorëve të fshatit Dubona. Masakra nisi pas një debati mes tij dhe një polici, i cili mbeti i vrarë së bashku me të motrën.

Motivet e ngjarjes mbeten të paqarta, por në foton e shoqërimit nga policia, 21-vjeçari mbante të veshur një bluzë ngjyrë blu me mbishkrimin Gjenerata 88, që përfaqëson mbështetësit e Hitlerit.

Në mbrëmje ai u shoqërua në komisariatin e Smederevës. Në një deklaratë pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi masat e reja drastike që synojnë parandalimin e këtyre ngjarjeve në të ardhmen.

“Do të bëjmë çarmatimin e plotë të Serbisë. Për mbajtje armësh pa leje, dënimet do të jenë shumë më të rënda, do të dyfishohen”.

Kjo është masakra e dytë në 48 orët e fundit pas asaj në një shkollë fillore në Beograd ku humbën jetën 9 persona./Tv Klan

VIDEO

Lexo gjithashtu
Total
0
Share