Abazoviq në Ohër për ”Ballkanin e Hapur”

MALI I ZI PRO INICIATIVAVE GJITHËPËRFSHIRËSE RAJONALE

Kryeministri malazez Dritan Abazovic tha se kishte mendim pozitiv për nismën “Ballkani i Hapur”, por se në qeverinë e tij kishte njerëz që nuk e ndanin qëndrimin e tij dhe se “ai e respektonte mendimin ndryshe. Perpara nisjes per ne samitin e Ohrit ai konfirmoi se vizita e tij e parë zyrtare në rajon do të jetë Beogradi në fund të muajit qershor.

Perpara nisjes per ne samitin e Ohrit ne nje aktivitet per 5 vjetorin e antaresimt te vendit te tij ne NATO kryeministri Abazovic tha se kishte mendim pozitiv për nismën “Ballkani i Hapur”, por se në qeverinë e tij kishte njerëz që nuk e ndanin qëndrimin e tij dhe se “ai e respektonte mendimin ndryshe.

”Ne duam të ndajmë të gjitha mendimet tona rreth bashkeunimit rajonal. Dëshirojmë të tregojmë se politika gjithëpërfshirëse ka mbështetje në Ballkanin Perëndimor. Kjo nuk do të thotë se dikush të marrë ndonjë detyrim të veçantë, por është shumë e rëndësishme që ne të forcojmë besimin e ndërsjellë përmes dialogut të hapur” – deklaroi Abazoviq.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka deklaruar se dëshiron të vendosë marrëdhënie më të mira me Serbinë dhe se do të ishte logjike që vizita e tij e parë zyrtare në rajon të jetë Beogradi në fund të muajit qershor.

Ai tha se Podgorica ka shprehur gatishmëri për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe brenda një afati të arsyeshëm.

Duke folur për përvjetorin e anëtarësimit në NATO, ai tha se vendimi i Malit të Zi ishte i duhuri dhe kjo kuptohet me se miri tani që edhe skeptikët më të mëdhenj po shohin se çfarë po ndodh në Ukrainë dhe janë bere të vetëdijshëm për situatën. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share