Masakër në Cetinë – jozyrtarisht 11 viktima?

Në Cetinë të Malit të Zi, një 34-vjeçar ka vrarë dhe plagosur disa njerëz, kurse më pas është vrarë – njoftojnë mediat malazeze.

Sipas mediave lokale, në mesin e të vrarëve ka edhe fëmijë.

Sipas informacioneve jozyrtare, janë varër së paku 7 persona, por disa informacione thonë se jetën e kanë humbur më shumë se 10. Në këmbim zjarrin është plagousr edhe një polic.

34-vjeçari I identifikuar si Vuçko Boriloviq, pasdite pas orës 16.00 ka hapur zjarr ndaj bashkëqytetarëve pas ndërtesës qeveritare në Cetinë, kurse sipas njoftimeve jozyrtare sulmit I ka paraprirë një zënkë familjare.

Televizioni I Malit të Zi ka njoftuar se sulmuesi duke ecur nëpër lagje ka gjuajtur me amrë zjarri ndaj kalimtarëve të rastit. Thuhet se ai para se të ekzekutohej nga policia ka penguar Ndihmën e Shpejtë që t`u afrohet viktimave.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share