Kurti: Nuk mund të flasësh për luftën në Kosovë pa adresuar krimin e Serbisë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti doli këtë të martë në konferencën e përbashkët me ambasadorin e Bashkimit Europian, pas publikimit të progresraportit për Kosovën nga Komisioni Europian, që rekomandon liberalizimin e vizave. Kurti tha se ishte optimist për vendimin që pritet të merret, apo dhe diskutimet që do të bëhen të enjten.

Ndërsa i pyetur sa i përket fjalës që adresoi në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës kryeministri Edi Rama, Kurti tha se nuk kishte pasur mundësi që ta ndiqte dhe se nuk ishte në dijeni se çfarë kishte deklaruar.

Megjithatë i informuar në vija të përgjithshme nga gazetarët dhe gazetarja e Tv Klan, Blerta Dalloshi Berisha, ai tha se dhomat speciale të Gjykatës në Hagë nuk janë të karakterizuara nga transparenca.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai tha se kritikat i kishte bërë që herët dhe kushdo të flasë përsa i përket ndërkombëtarëve për luftën në Kosovë, duhet të flasë fillimisht për gjenocidin që është bërë këtu nga serbët.

Blerta Dalloshi Berisha: E përmendet që nuk e keni dëgjuar fjalimin e kryeministrit Rama, megjithatë ai u ka bërë thirrje vendeve perëndimore në KiE që të hidhen poshtë aktakuzat për ish-krerët e UÇK, si e vlerësoni këtë thirrje të kryeministri Rama?

Albin Kurti: Sa i përket dhomave të specializuara, apo gjykatës speciale siç njihet, brengën dhe shqetësimin tim, kritikën dhe kundërshtimin tim unë e kam thënë qysh në pranverën dhe verën e vitit 2015 kur u patën përgatitur amendimet kushtetuese, që në Qershor nuk kaluan dhe në Gusht u risollën pa u ndryshuar. Pra nuk kam qëndrime të reja për këtë çështje. Mund të them që dhomat e specializuara nuk janë karakterizuar nga transparenca dhe gjithashtu së shpejti bëhen 2 vjet që kemi mbajtje në paraburgim pa një datë gjykimi. Mbi të gjitha unë besoj që faktorët ndërkombëtarë, do të duhej të mobilizohen që krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nga forcat e Serbisë të ndiqen dhe gjithashtu përgjegjësit dhe fajtorët të gjykohen dhe të dënohen.

Kushdo që flet në arenën ndërkombëtare do të duhej nga faktorët ndërkombëtarë ta trajtojë këtë çështje, sepse në Kosovë ka ndodhur gjenocidi, dhe për ta ndalur ka intervenuar NATO dhe kemi panumërt krime të pa adresuara. Pra nuk mund të flasësh për luftën në Kosovë dhe ta mbrosh Kosovën pa adresuar krimin e Serbisë në Kosovë./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share