Martohet aktorja Michelle Yeoh

Ajo dhe partneri i saj kishin 19 vite të fejuar

Fituesja e çmimit Oscar Michelle Yeoh është martuar me partnerin e saj Jean Todt në një ceremoni në Zvicër, gati dy dekada pasi biznesmeni francez i propozoi për herë të parë.

60-vjeçarja e cila në fillim të këtij viti u bë gruaja e parë me prejardhje nga Azia që fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë, konfirmoi martesën e saj me një ish-drejtuesin e kompanisë Ferrari në rrjetet sociale.

Dyshja i thanë po njëri-tjetrit në një ceremoni private të mbajtur në Gjenevë në praninë e të afërmve dhe familjarëve të tyre.

Todt, i cili ndihmoi në udhëheqjen e Ferrarit drejt fitores në kampionate të shumta botërore përpara se të bëhej president i Fedaratës Ndërkombëtare të Automobilave në vitin 2021, zbuloi më parë se ishte piloti i Formula 1 Michael Schumacher ai që e ndihmoi atë t’i dërgonte mesazhin e tij të parë aktores.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share