Marshim në mbështetje të luftës së UÇK-së, Rama: Me marshin e drejtësisë

“Me marshin e drejtësisë”, ka qenë ky mbishkrimi i kryeministrit Rama krahas fotove të shkëputura nga marshimi në Prishtinë për të mbështetur luftën e UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Marshi ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”. Po ashtu, do të ketë fjalime nga organizatorët e marshit.

Ky marsh vjen një ditë para se të fillojë gjykimi në Hagë i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share