I pyetur nëse përafrimi i qëndrimeve mes Alternativës dhe Lëvizjes Besa është marrëveshje afatgjate apo marrëveshje zori, Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa u deklarua se nuk ka pasur ndonjë vështirësi që ka sjellë këtë afrim të dy subjekteve. Sipas tij, ka qenë kërkesa e elektoratit opozitar shqiptar që i ka detyruar këto dy parti t’i lënë anash mosmarrëveshjet.
“ishim të detyruar që të bëhet kjo, për shkak se nëse ne nuk e bëjmë këtë atëherë nuk jemi besnik ndaj kërkesës së elektoratit. Po ndjehet gjithkund se është një kërkesë e përgjithshme, veçanërisht e atij elektorati opozitar që të bëhet një front i përbashkët që të mund ta bëjë ndryshimin e shumëpritur tek shqiptarët në Maqedoni”, tha mes tjerash Zeqirija Ibrahimi në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia