Marrëveshja me “Behtel&Enka”: Vazhdojnë përplasjet LSDM – VMRO DPMNE

Debati për amendamentet e ligjeve pas pashkëve

VMRO-DPMNE pretendon se me ndryshimet ligjore pas nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e autostradave në kuadër të Korridorit 8 dhe 10D me kompaninë “Behtel dhe Enka”, Kryeministri Kovaçevski dhe Zv/Kryeministri Grubi, siç thonë, kanë pranuar ndryshimin e ligjit për eksproprijim me cka dëmshpërblimi do të jetë i njëjtë për ndërtimet legale dhe ato të jashtëligjshme, njofton KlanM.

“Shefi i Kovaçevskit, Artan Grubi tashmë bëri publike se thuajse gjysma e tokës në trasenë, 45% kalon nëpër pronat private. Nëse dihet traseja, kurse nuk do të kërkohet dokument legalizimi, kjo do të thotë se dikush mund të nis ndërtimin e karabinasë, pa leje, nesër do t`i paguhet sikurse ka kaluar gjithë procedurën dhe të ketë të dhëna të paguara për shtetin”, tha Naum Stoilkovski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Socialdemokratët, siç njofton KlanM, konsiderojnë se VMRO-DPMNE-ja paraqet simbol të provizioneve nga autostradat kineze dhe vazhdon të kundërshtojë projektet strategjike të vendit.

“Është skandaloze dhe e papërgjegjshme, VMRO-DPMNE, parti peng e “Levicës” proruse, akuzon SHBA-të dhe realizuesin Behtel për korrupsion. Ndërtimi i austostradave të Korridorit 8 dhe 10D historikisht është investimi më i madh në infrastrukturën rrugore dhe sot realizohet në interes të qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Edhe pse deputetët që javën e kaluar konstatuan nevojën për miratimin e 8 zgjidhjeve ligjore që lidhen me Marrëveshjen me “Behtel dhe Enka”, siç percjell KlanM, vetëm për dy ligje ishte hapur debati në komisione; për marrëdhënie pune dhe për lëndë minerale. Debati për amendamentet e këtyre ligjeve, prej të cilëve njëri I bllokuar me mbi 1.000 amendamente nga “Levica” vazhdon pas festës së Pashkëve./KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share