Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar lartë rolin e Maqedonisë së Veriut në ndihmë të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës. Këtë sipas saj, Maqedonia e dëhmoi edhe në organizimin e Takimit të Ohrit, duke u treguar nikoqir i mirë. Megjithatë, në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin, Osmani theksoi se Serbia po dëmton gjithë procesin me shkeljet, që sipas saj, po ia bën marrëveshjes.
“Ajo që e kam thënë në ditën që u arritën këto marrëveshje, është se në fakt nuk kam pasur pritje që Serbia do të ndryshojë qasje dhe kjo po dëshmohet. Siç e keni parë deri tani, Serbia ka bërë një sërë shkeljesh të kësaj marrëveshjeje dhe është për të ardhur keq sepse kjo e dëmton gjithë procesin. Por kjo nuk do të thotë që Kosova të mos angazhohet në mënyrë konstruktive, të hapur dhe gjithnjë të tregojë gatishmërinë e saj për zbatim të marrëveshjes”, deklaroi Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës./KlanMacedonia