Marrëveshja e grurit në Detin e Zi zgjatet me dy muaj

PRESIDENTI TURK E PËRSHËNDETI VENDIMIN

Zgjatet me dy muaj të tjerë marrëveshja e grurit të Ukrainës në Detin e Zi. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres e përshëndeti si lajm të mirë për botën. Nga ana tjetër edhe Rusia konfirmoi zgjatjen e marrëveshjes për të ndihmuar vendet në nevojë, ndërsa Ukraina kërkoi që Krenlini të ndalojë përdorimin e ushqimit si një armë dhe shantazh.

Anija e fundit u largua nga një port në Ukrainë sipas një marrëveshjeje që lejonte eksportin e sigurt të grurit të Ukrainës në Detin e Zi.

Anija DSM Capella është larguar nga porti i Chornomorsk duke transportuar 30,000 ton misër, sipas të dhënave të lëshuara nga Kombet e Bashkuara. Marrëveshja e Ukrainës për drithërat e Detit të Zi është zgjatur edhe për dy muaj të tjerë.

“Furnizimet jetike të ushqimit po arrijnë në disa vende që kanë ekonomi të cënueshme. Unë e mirëpres këtë vendim. Vazhdimi është një lajm i mirë për botën. Çështjet e pazgjidhura mbeten, por përfaqësuesit e Rusisë, Ukrainës, Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara do të vazhdojnë t’i diskutojnë ato”, tha Antonio Guterres.

Presidenti turk Tajip Erdogan njoftoi zgjatjen në një fjalim televiziv.

“Me përpjekjet e vendit tonë dhe mbështetjen e miqve tanë rusë dhe ukrainas, marrëveshja e grurit ukrainas të Detit të Zi është rënë dakord të zgjatet për dy muaj”, tha Tajip Erdogan.

Nga ana tjetër edhe Rusia konfirmoi zgjatjen e marrëveshjes për të ndihmuar vendet në nevojë, por shtoi se kërkesat e saj për të hequr pengesat në lidhje me eksportet e saj në lidhje nuk kanë ndryshuar. Megjithatë,  zëvendëskryeministri ukrainas Oleksandr Kubrakov tha se Rusia duhet të ndalojë përdorimin e ushqimit “si një armë dhe shantazh”.

Fluksi i anijeve përmes korridorit ishte ndalur në ditët e fundit teksa marrëveshja pritej të skadonte.Rreth 30.3 milion ton drithë dhe produkte ushqimore janë eksportuar nga Ukraina sipas marrëveshjes së Detit të Zi, duke përfshirë 625,000 ton grurë kryesisht nëpërmjet mbërritjes së anijeve në Afganistan, Etiopi, Kenia, Somali dhe Jemen.

Përgatiti: Livia Kallfa  

Lexo gjithashtu
Total
0
Share