Marokenët, krenarë edhe pas humbjes ndaj Francës

Francezët: Mbrojmë titullin si kampion bote

Asnjë ndeshje nuk i ngjan tjetrës, aq më tepër kur kundërshtarët kanë një ndryshim të madh mes tyre. Francezët e dinë mirë se ndaj Argjentinës duhet të ndryshojnë taktikë, por jo mentalitetin. Antoine Griezmann, lojtari më i vlefshëm i ndeshjes me Marokun, pranon se analiza e Argjentinës ka nisur të bëhet.

“Me Leon në ekipin rival, është gjithmonë ndryshe. Ne i kemi parë ndeshjet e Argjentinës. Është një ekip i fortë dhe në formë. Nuk do të jetë sfidë e lehtë dhe nga ky moment kemi nisur të analizojmë mënyrën e lojës dhe ku kanë pikat e tyre të dobëta”.

Didier Deschamps do të jetë në historinë e Francës dhe nëse arrin të fitojë kampionatin do t’i shtojë vetëm lavdi karrierës së tij.

“Unë jam gjithmonë shumë krenar kur arrijmë një rezultat si ky. Ishte hapi i fundit që duhej të bënim për të arritur në finalen e së dielës. Nuk ishte e lehtë, por me përzierjen e duhur të cilësisë dhe përvojës dhe me frymën tonë ekipore, ishim të gjendje të fitonim dhe të kalonim më tej”.

Krenar për arritjen dhe me shumë shpresë për të ardhmen, trajneri i marokut Walid Regragui do të angazhojë edhe lojtarët rezervë në ndeshjen për vendin e tretë në mënyrë që edhe ata të përjetojnë emocionet e Botërorit.

“Duhet të fokusohemi për të zënë vendin e tretë, një medalje më shumë prestigji por që sigurisht do rriste moralin. Shpresoj që të shërbejë për të vazhduar rritjen e futbollit maroken dhe të tregojë që kjo e jona nuk ishte rastësi. Ndaj Kroacisë do të luajnë atë që kanë luajtur më pak për të provuar shijen e Kupës së Botës”.

Sfida për vendin e tretë në Botërorin e Katarit mes Kroacisë dhe Marokut do të luhet të shtunën në orën 16:00.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share