Marko Didiq: Për “Qatar 2022” interesim i vogël nga mediat

Gazetari kroat I sportit, Marko Didiq, thotë se mediat I kushtojnë shumë pak rëndësi kampionatit të sivjetshëm në futboll Qatar 2022. Ai ka shfaqur edhe dyshime për formën e futbollistëve, për të cilët, thotë se negativisht do të ndikojë ndërprerja në gjysmë e sezonit në kampionatet kombëtare.

“Asnjëherë s`ka pasur interesim më të ulët për Kupën e Botës se sa aktualisht. Mediat, të paktën në Kroaci, nuk shkruajnë aq shumë vetëm shihet se kujt FIFA i ka dhënë para – manjatëve të mëdhenj, televizioneve të mëdha. Kanë logot e tyre, e ndjekin këtë dhe ky Kampionat Botëror është me interesim më të ulët edhe nga gazetarët e mediat. Cfarë të pritet? Shumë futbollistë janë të lodhur, shumë prej tyre janë në fund të karrierës dhe mund të jetë sic thotë populli “kali i ngordhur vrapon më së shumti herën e fundit”. Për shumë futbollistë do të jetë Kampionati I fundit, kurse të rinj nuk ka” – shprehet për MundoKlan gazetari kroat i sportit, marko Didiq.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share