Marjana Kondi do të jetë një nga fermeret e “Fermës Vip” ndërsa gjatë prezantimit të saj nuk ka munguar humori. Aktorja thotë se do ta marrë malli për mbesën dhe bashkëshortin. Por, kjo shkëputje, thotë Kondi do ta bëjë burrin t’ia kuptojë vlerën.
“Marrëdhënie me fshatin apo tokën nuk kam pasur ndonjëherë. Kemi pasur vetëm aksione dhe zbore. Nëse ka një person që mua do të më marrë malli është mbesa e vogël dhe bashkëshorti që është gjëja më e shtrenjtë për mua. Ta provojë një herë të rrijë pa grua në shtëpi. Ta dinë këta meshkuj”, thotë aktorja Kondi.