Futbollit gjerman i bashkohet Mario Götze-s, pas dy viteve të kaluara në Holandë, te PSV Eindhoven.
Sipas raportimeve të ‘Sport1’, ish-mesfushori i Borussia Dortmund dhe Bayern Munich është gati të bëhet pjesë e Eintracht Frankfurt, klubit që me tifozët e vet të jashtëzakonshëm pushtuan “Camp Nou”, por dhe stadiume të tjera të Europës.
Futbollisti i datëlindjes 1992 pritet të nënshkruajë kontratën e re në orët në vijim, pasi të mbërrijë “ok” i fundit nga bordi mbikëqyrës i fituesve të “Europa League”, të cilët edicionin e ardhshëm do të luajnë në Champions League.
Gjermanët duhet të paguajnë çmimin e klauzolës, rreth 4-5 milionë euro në arkën e PSV-së. Götze kishte një kontratë deri në vitin 2024 me klubin holandez. Ai u interesua edhe për Milanin dhe Benfikën.
Për fituesin e finales së Botërorit 2014, eksperienca në Eredivisie përfundon me 18 gola dhe po aq asiste në të gjitha garat. Këtë sezon ai fitoi Kupën e Holandës dhe Superkupën.