Mario Draghi jep dorëheqjen si Kryeministër i Italisë

Mario Draghi ka dhënë dorëheqjen nga posti i Kryeministrit të Italisë. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë Draghi, për shkak se nuk ka mbështetjen e partisë ‘5 Yjet’ të Giuseppe Conte.

“Sonte do t’i dorëzoj dorëheqjen Presidentit të Republikës. Pakti i besimit që qëndron në themel të qeverisë ka dështuar”, deklaroi Kryeministrit Draghi.

Ish-kreu i Bankës Qëndrore Europiane mbajti postin e Kryeministrit të Italisë që nga Shkurti i vitit 2021. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share