Akuzat pas një hetimi shtatëvjeçar
Prokurori i Parisit ka kërkuar që liderja franceze e ekstremit të djathtë Marine Le Pen dhe 23 anëtarë të tjerë të partisë së saj të dalin në gjyq me akuzën e keqpërdorimit të fondeve të BE-së.
Hetimi nisi në Dhjetor 2016, me argumentin se donte të përcaktonte nëse Fronti i atëhershëm Kombëtar kishte përdorur paratë e destinuara për ndihmësit e eurodeputetëve për të paguar stafin që punonte për partinë.
Eurodeputetëve u jepen para për të mbuluar shpenzimet, por këto para nuk lejohen të përdoren për shpenzime partiake. Rasti përfshin 11 eurodeputetë, duke përfshirë Le Pen dhe babain e saj 95-vjeçar, ish-udhëheqësin e partisë Jean-Marie Le Pen, si dhe 12 asistentë parlamentar dhe katër bashkëpunëtorë të partisë.
Hetimi përfshin tre mandate të parlamentit të BE-së, nga 2004 deri në 2016 dhe u nxit nga një raport nga parlamenti. Aty ishte vënë re se disa asistentë mbanin poste të larta brenda partisë së Le Pen, çka dukej e papajtueshme me punën e tyre parlamentare me kohë të plotë. Parlamenti Evropian vlerësoi se në vitin 2018, 6.8 milion € ishin përvetësuar nga viti 2009 deri në 2017.
Liderja franceze e ekstremit të djathtë Marie Le Pen ka mohuar çdo akuzë. Nëse zhvillohet një gjyq, Le Pen mund të përballet me një dënim të mundshëm 10-vjeçar, një gjobë prej 1 milion Euro dhe mund t’i hiqet e drejta për të mbajtur poste publike për 10 vjet.
Tv Klan