Marinakis: Nuk përjashtohet mundësia që kryeministri grek të takohet me Mickoskin në Samitin e NATO-s

Athinë, 8 korrik 2024 (MIA) – Nuk është planifikuar, por nuk përjashtohet që kryeministri në margjinat e samitit të NATO-s, të ketë takime dypalëshe, tha zëdhënësi i Qeverisë greke Pavlos Marinakis, duke u përgjigjur në pyetjen e korrespondentes së MIA -s nga Athina për takimin eventual të kryeministrit Hristian Mickoski dhe Kirjakos Micokatis në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington.

“Jo, nuk është planifikluar, por nuk përjashtohet në kuadër të aktiviteteve dhe në margjinat e Samitit të NATO-s, kryeministri të ketë edhe disa takime dypalëshe. Por, diçka e planifikiuar, nuk ekziston, u përgjigj Marinakis, në pyetjen e MIA-s për takim dypalësh Micotakis – Mickoski, ndërsa pothuajse identik ka qenë përgjigja edhe për takimin eventual të kryeministrit grek me presidentzin turk.

Sipas programeve zyrtare të dy kryeministrave edhe Mickoski edhe Micotakis, përveç në Samitin eNATO-s dhe aktiviteteve të parashikuara në margjinat, do të marrin pjesë edhe në darkën në Shtëpinë e Bardhë në organizimin e presidentit amerikan Bajden.

Në brifingun e rregullt të sotëm me gazetarët, në lidhje me vendin tonë, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, marinakis tha se kryeministri grek në samitin e NATO-s, “do ta ngrit në nivelin më të lartë” respektimin e Marrëveshjes së Prespë, diçka që edhe vetë Micotakism e paralajmëroi në intervistat dhe në deklaratat ehde në periudhën e kaluar

Marinakis theksoi se “marrëveshjet që janë votuar dhe ratifikuar duhet të zbatohen, por ne nuk e shohim këtë të bëhet nga pala tjetër”, ai shtoi se nga pala maqedonase ka pasur “një sërë deklaratash serioze që janë në kundërshtim me dakordimin dhe të votuarën ndërkombëtarisht nga të dy vendet” dhe pikërisht këtë, tha ai, do të ngrejë kryeministri grek “gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e NATO-s”.

“Ai do ta ngrejë çështjen në nivelin më të lartë. Ai do të përmendë Traktatin që nuk po respektohet, veçanërisht çështjen me emrin kompleks erga omnes. Ai do të përmend një sërë deklaratash që janë në kundërshtim me Marrëveshjen e Prespës, pra në kundërshtim me atë që është votuar nga të dy vendet, sepse siç e kuptoni prezenca e Maqedonisë së Veriut në NATO është rezultat i kësaj marrëveshjeje, por shteti ynë fqinj nuk e respekton as faqen e parë të kësaj Marrëveshjeje dhe është diçka që kuptohet që do ta inicojë Kiriakos Micotakis”, tha Marinakis.

Mickoski, para para largimit për në Uashington dekalroi se nëse ka takime me kryeministrin grek në Samitin e ardhshëm të NATO-s në uashington, shpreson se do ta mbajnë dinjitetin dhe se do të bisedojnë si partnerë dhe si fqinj të mirë.

“Shpresoj se do ta mbajmë dinjitetin dhe se do të bisedojmë si partnerë dhe si fqinj të mirë, nëse vjen deri në një marrëveshje të këtillë. Nëse nuk arrihet shpresoj se së shpejti do të vijë”, theksoi Mickoski.

 

Ai theksoi se qëndrimi i Qeverisë është të ndërtojë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët, por se marrëdhëniet janë rrugë të dyanshme.

“Qëndrimi ynë si Qeveri është se duam të kemi marrëdhënie të mira me fqinjët, që duam të ndërtojmë ura për bashkëpunim, se për ne është rrugë e dyanshme. Mendoj se deri më tani ata ishin mësuar me një rrugë njëkahëshe, por tani jemi politikanë dhe një qeveri që dëshiron të drejtojë një rrugë dykahëshe për fqinjësi të mirë dhe kështu do të vazhdojmë të sillemi”, tha kryeministri i javën e kaluar.

Nga ana tjetër, SHBA-ja theksuan se nuk duan të futin mosmarrëveshje dypalëshe në NATO. Drejtori për Evropë dhe NATO në Pentagon, Olton Bjuland, së fundi në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, theksoi se SHBA-ja e mbështet fuqishëm Marrëveshjen e Prespës dhe shpreson që kontestime dypalëshe të mbeten jashtë Aleancës së NATO-s.

“Çdoherë i inkurajojmë aleatët dhe partnerët tanë që t’u përmbahen marrëveshjeve dhe t’i lënë kontestet dhe mosmarrëveshjet bilaterale jashtë NATO Aleancës, që të sigurohet se ka bashkëpunim dhe stabilitet rajonal në rajonin e juaj”, tha Bjuland.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share