NË BRUKSEL PËRFUNDOI SKRININGU SQARUES PËR KLASTERIN “THEMELET”
Në Bruksel ka përfunduar raundi I parë I të ashtuquajturave “takimeve sqaruese” për klasterin 1 të negociatave për anëtarësimin e RMV-së në BE. Reformat gjyqësore janë një nga fushat kyce për eurointegrimet, kurse sipas shembujve të disa vendeve anëtare, ky process nuk përfundon pas anëtarësimit në BE.
Delegacioni I RMV së, I cili tashmë dy javë qëndron në Bruksel, për bisedime me administratën evropiane për adaptimin e ndërsjelltë të jurisprudencës, sot ka rrumbullaksuar skriningun sqarues për klasterin e parë të ashtuquajtur “Themelet”, me takimin për Kapitullin 23 të pakos negociuese – Gjyqësori dhe të drejtat fundamentale. Kryenegociatori Bojan Mariciq, tha se për reformat në gjyqësor vendin e pret shumë punë.
“Reformat në systemin gjyqësor të RMV-së dhe sundimi i së drejtës, janë çështje kyçe në procesin tonë aderues në BE. Kemi vullnet politik dhe përkushtim për zgjidhjen e mangësive në fushat kyçe siç janë gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe liria e mediave dhe do të vazhdojmë t`i realizojmë obligimet deri në modernizimin e plotë dhe funksionimin evropian të sistemit gjyqësor, deklaroi Bojan Mariçiq zv/kryeministër.
Por, krahas premtimeve dhe strategjive, në procesin e negociatave RMV-ja do të duhet të tregojë rezultate të dukshme edhe në zbatimin e ligjeve. Sistemi gjyqësor llogaritet si një nga pikat më të dobëta të sistemit të vendit, kurse kjo u konfirmua edhe me anketën e organizatës “Eurotink”, ku madje 92% e qytetarëve nuk kanë besim në gjyqësor./KlanMacedonia/