Mariçiq: Nisja e mbarë e skriningut dypalësh nxitje për progres në reforma

“VIJOJMË DREJT CAKUT – ANËTARËSIMI NË BE NË VITIN 2030”

Anëtarët e Grupit të Punës për Kapitullin 5, të skriningut dypalësh, ekspertëve të Komisoonit Evropian, ua kanë prezantuar kornizën ligjvënëse të RMV-së dhe nivelin e harmonizimit me të drejtën e BE-së në këtë kapitull të procesit negociues.

Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane dhe Kryenegociatori me BE-në, Bojan Mariçiq, pas përfundimit të pjesë së parë të takimit dypalësh për Kapitullin 5 “Furnizimet Publike”, që është në kuadër të Klasterit 1 “Vlera Fundamentale” ka deklaruar se ekipi negociues nga RMV-ja ka pasur një fillim të shkëlqyer të skriningut dypalësh, me prezantime të qartë dhe mirë të përgatitura që janë njohur nga Komisioni Evropian.

“Kjo për ne është një nxitje që të vazhdojmë më tej dhe sa më shpejtë dhe më me sukses t`I përfundojmë takimet e skriningut. Kjo do të jep një pasqyrë se sa jemi të suksesshëm, ku kemi më shumë punë dhe në cilin afat kohor mund t`I përmbyllim negociatat. Kemi energji, njohuri dhe punojmë që të mbërrijmë drejt cakut – anëtarësimi në BE deri në vitin 2030” – tha Bojan Mariçiq, kryenegociator me BE-në.

Përvec Kryenegociatorit, Bojan Mariçiq, në takimin e parë të skriningut dypalësh kanë marrë pjesë edhe Zv/Kryenegociatorja Drita Abdiu – Halili dhe Zulfi Ismaili, Ambasador në Misionin e përhershëm të RMV-së pranë BE-së me seli në Bruksel. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share