Mariçiq: Ndryshimet Kushtetuese nuk janë të bllokuara!

KAMBOVSKI: BULLGARËT NË KUSHTETUTË – TROKITJE NË DERË TË HAPUR!

Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, thotë se ndryshimet kushtetuese nuk janë të bllokuara, por, sic percjell KlanM, pret që Qeveria të bëjë vlerësimin për momentin më të mirë që nismën ta dorëzojnë në Kuvend.

“Vlerësoj se duhet për disa ditë t`i jepet shansi dialogut me opozitën, edhe pse është e qartë se ata nuk duan të ulen në tavolinë. Dera mbetet e hapur edhe atëherë kur amendamentet të hyjnë në Kuvend. Do të doja që gjatë verës t`i dërgojmë amendamentet në Kuvend, kurse afati i fundit për përfundimin e procedurës është fundi i Nëntorit” – tha Bojan Mariçiq, zv/kryeministër.

Zv/Kryeministri Mariçiq edhe një herë ka kërkuar nga opozita të bisedojnë për kushtet reale rreth ndryshimeve kushtetuese. Ai ka përgënjeshtruar se po bëhen presione ndaj deputetëve të opozitës.

“Shpresoj të mbretëroj arsyeja. Do të vazhdojmë t`i drejtohemi udhëheqësisë dhe deputetëve të opozitës. Cdo deputet është I lirë të vendos dhe askush s`mund të bëjë presione. Dialogu nuk duhet të zëvendësohet me presione” – tha Bojan Mariçiq.

Por, nga ana tjetër, Akademiku Vlado Kambovski, sic njofton KlanM, vlerëson se çështja e ndryshimeve kushtetuese nuk e meriton të shkaktojë kaq stuhi në opinion, për shkak se sipas tij, me nismën për futjen e Bullgarëve në Preambulë trokasim në derën e hapur.

“Bullgarët, janë të futur në Kushtetutë si bashkësi për shkak se në Preambulë ekzison një klauzolë e përgjithshme që flet për “popuj tjerë ose bashkësi. Në këtë periudhë nuk duhet të udhëhiqemi nga epshet ose frika. Duhet dialog ku duhen argumente të arsyeshme, pa manipulime dhe kalkulime politike. Le të dëgjohet zëri i mençur i shkencës” –

Këto komente Akademiku Vlado Kambovski i bëri para fillimit të Konferencës për përshpejtimin e procesit të aderimit në BE, në organizim të Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Sekretariatit për Çështje Evropiane. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share