Mariçiq: Është herët të flitet për ndryshimet kushtetuese

“QEVERITË KANË AFAT DY VITE TË ZBATOJNË REKOMANDIMET E KOMISIONIT TË HISTORISË”

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq thotë se është herët që të flitet për ndryshimet kushtetuese. Sa i përket reagimeve të shumta në opinion rreth rekomandimeve të komisionit të historisë, ai tha se sipas protokollit qeveritë kanë për obligim atë që është dakorduar dhe ajo do të jetë në mënyrë reciproke, raporton Klan M.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot duke komentuar kërkesën e VMRO – DPMNE-së që të caktohet seancë parlamentare për ndryshimet kushtetuese, tha se është herët të diskutohet për këtë, pasi skriningu jep kohë të mjaftueshme për realizimin e ndryshimeve kushtetuese. Mariçiq me këtë rast, i bëri thirrje VMRO – DPMNE-së që të mbështesin ndryshimet kushtetuese, pasi janë në interes strategjik të vendit.

“VMRO – DPMNE dhe Mickoski duhet të japin një herë mbështetje për qëllimet tona strategjike. Lëshuan atë për në NATO dhe me të vërtetë është keqardhje për të gjithë ne por, nuk do të duhej ta lëshojnë për Bashkimin Evropian. Shpresoj se do të mbledhin forcë ose si parti, ose si struktura politike në kuadër të partisë të japin mbështetje për këtë proces. Ne ende nuk kemi kornizë kohore, skriningu na jep kohë të mjaftueshme që të veprojmë dhe do të punojmë në këtë në mënyrë intensive, kuptohet procedura në Kuvend do të fillojë në ndonjë fazë të mëtutjeshme, mendoj se tani është herët të flitet për të” – tha Bojan Mariçiq, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane

Sa i përket reagimeve të shumta në opinion rreth rekomandimeve të komisionit të historisë, ai tha se sipas protokollit qeveritë kanë për obligim atë që është dakorduar dhe ajo do të jetë në mënyrë reciproke.

“Qëllimi ynë që nga fillimi ishte që diskutimet dhe vendimet për çështjet e historisë dhe shkencës së historisë të jenë në duart e historianëve dhe personave profesionistë. Pas protokollit që u nënshkrua muajin e kaluar, qeveritë kanë obligim që në afat prej dy vitesh pasi është arritur ndonjë rezultat t’i zbatojnë. Kuptohet, ajo shkon në fazë dhe shkon përmes filtrave të institucioneve. Ajo që është detyrë e komisionit është të përcaktojë pika dhe tekste narrative për festim të përbashkët dhe për korrigjim eventual të teksteve shkollore” – tha Maiçiq

Mariçiq pretendon se, vendi shfrytëzon mirë paratë evropiane dhe se janë miratuar 43 grante në vlerë prej 2,6 miliardë euro. Ndërkohë, ai paralajmëroi se në fillim të vitit të ardhshëm do të vijojë ofensivë e re investuese me paratë evropiane, ndërsa Maqedonia e Veriut do të marrë pjesë me tre projekte me vlerë prej 53 milionë euro. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share