Mariçiq e priti Sharl Mishelin në aeroportin e Ohrit

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq, ka pritur  kryetarin e Këshillit Evropian, Charls Michel i cili ka ateruar në aeroportin e Ohrit “Shën Apostul Pali”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Mariçiq i ka uruar mirseardhje të ngrohtë Mishelit dhe ka shprehur kënaqësi të madhe nga vizita e tij, e cila është në momente të rëndësishme për vendin dhe rajonin” thuhet në komunikatën e Qeverisë.

“Në pritje të Samitit të Presidencës Franceze në qershor, kjo vizitë është një mundësi e shkëlqyer me zotin Michel për të ritheksuar qëndrimin tonë për angazhimin tonë strategjik dhe partneritetin me BE-në, por edhe për të diskutuar planet e ardhshme për zhvillimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor. dhe BE-së”, tha Mariçiç.

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili ndodhet në një mini-turne ballkanike, gjatë vizitës do të jetë mysafir i Forumit të dytë të Dialogut të Prespës, ku së bashku me presidentin Stevo Pendarovski do ta hapin me seancën e parë, ku do të flasin presidentët e Sllovenisë Borut Pahor, të Kroacisë Zoran Milanovi, të Kosovës Vjosa Osmani – Kadriu dhe të Malit të Zi Milo Gjukanovi.

/KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share