Maratona e notit e Ohrit këtë vit nuk do të mbahet?!

Maratona e notit e Ohrit këtë vit nuk do të mbahet, njoftoi kryetari i Federatës Kombëtare të Notit, Goran Stojanovski në takimin me presidentitn e Stevo Pendarovski. Për takimin në fjalë në faqen zyrtare të Presidentit Stevo Pendarvski shkruan:

“Në takim u diskutua për aktivitetet e realizuara të Federatës Kombëtare të Notit, problemet organizative dhe sfidat në not në nivel vendor dhe ndërkombëtar, si dhe për planet e ardhshme të federatës.

Kryetari i Federatës Kombëtare të Notit informoi se Maratona e Notit e Ohrit, e cila tradicionalisht mbahet nën përkujdesjen e Presidentit të Shtetit, nuk do të mbahet këtë vit dhe shpjegoi arsyet e këtij vendimi, të cilat kanë të bëjnë me llogarinë e bllokuar të federatës dhe punën financiare të udhëheqjes së mëparshme”.

Në të kaluarën, Maratona e Ohrit s disa here përballej me rrezikun që të mos mbahet për shkak të problemeve financiare, megjithatë tradita e saj ka vazhduar pandërprerë që nga viti 1992.

Pas publikimit se martaona e notit e Ohrit këtë vit nuk do të mbahet kanë pasuar reagime dhe kritika të shumta, andaj bëhet përpjekje që ky manifetim tradicional megjithate të mbahet

Kujtojmë se në edicionin e 34-të të vitit të kaluar fituan nga francezët Axel Reymond dhe Oshan Casagnol. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share