Maqedonia me inflacion më të lartë në rajon? – Bytyqi: Jemi aty-aty me vendet tjera

Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi nuk e pranon se Maqedonia është vendi me inflacion më të lartë në rajon. Sipas tij, kjo nuk mund të matet saktë sepse varet se cili muaj merret për bazë, por shtoi se me vendet e rajonit, Maqedonia është “aty-aty”. Madje sipas tij, edhe në krahasim me vendet e BE-së, Maqedonia gjendet në nga mesi i listës

“Vitin e kaluar e kemi përfunduar me inflacion prej 14,2%. Kështu që e them se është në mesin e shteteve të goditura me inflacion. Ka shtet që janë më poshtë por duhet të shohim edhe strukturlën eekonomisë”, sqaroi Bytyqi në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share