Maqedonia e Veriut rrezikon të humb 35% të popullsisë

PENDAROVSKI: KORRUPSIONI ARSYE KRYESORJE E MIGRIMIT

Deri në vitin 2070, Maqedonia e Veriut rrezikon të mbesë me më pak se 1,3 milion banorë. Këtë e dëshmojnë projektimet e bëra nga Enti Shtetëror i Statistikave. Presidenti, Stevo Pendarovski shprehet se korrupsioni është shtytësi kryesor i emigrimit të qytetarëve. Ndërsa drejtori i Entit, Simovski apelon se duhet të veprohet që të ndalohen ikja e qytetarëve

Demografia negative është kërcënimi më i madh  për ardhmërinë e shtetit, ndërsa korrupsioni është shkaktari më i madh i shpërnguiljes së qytetarëve. Kështu ka deklaruar presidenti Stevo Pendarovski, gjatë prezantimit të  projektimit të popullatës në vendin tonë deri në vititn 2070, nga ana e Entit shtetëror të Statistikave. Pendarovski theksoi se popullata po plaket ndërsa shteti me shpejtësi po zbrazet.

“Në bazë të regjistrimit, Enti Shtetëror i Statistikave i përgatiti projektimet, sipas të cilave, deri në vitin 2070 popullsia do të zvogëlohej madje deri në 35%, respektivisht, nga 1,8 milion tani, në 1,2 milion banorë. Nga tre shtytësit demografik kryesor – nataliteti, mortaliteti dhe migrimi, më shqetësues është i treti. Të paktën tani për tani, ulja e popullsisë më tepër ka të bëjë me shkallën e lartë të migrimit të popullsisë, sesa me shkallën e ulët të natalitetit. Raporti botëror i migrimit për vititn 2020 e numëron Maqedoninë e Veriut mes 20 shteteve me shkallë më të lartë të shpërnguljes” – tha Stevo Pendarovski, president i RMV-së. 

Drejtori i Entit të Statistikave, Apostoll Simovski, theksoi se, në baz të të dhënave statistokore, vendin nuk e pret ardhmëri e ndritur. Por shtoi se kjo mund të ndryshohet.

”Nevojitet përpjekje e madhe dhe shumë mund por edhe krijim I politikave të bazuara në këto të dhëna. Imigrimi nuk është mes problemeve më të mëdha. Sot njerëzit dëshiropjnë të kenë mundësi të vërteta në shtet, arsim dhe shëndetësi cilësore. Domografia është shkencë e ndryshme dhe nuk reagon në mënyrë të shpejtë tek ndryshimet, por megjithatë reagon” – tha Apostol Simovski, Drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave.

Të shtatë projektimet e Entit Shtetëror të Statistikave për emigrimin në RMV deri në vitin 2070 flasin për uljen e përgjithshme të popullsisë. Dhe nëse nuk ndërmerret asgjë, parashikohet që deri në vendin 2070 në vendin tonë të mbesin rreth 1,3 milion banorë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share