Maqedonia e Veriut ka internetin më të shpejtë në rajon

Maqedonia e Veriut ka internetin më të shpejtë në rajon dhe është ndër vendet më të renditura edhe në Evropë, sipas anketës së Cable.co.uk, të publikuar nga portali statistikor “Landgeist”.

Me një shpejtësi lidhjeje interneti prej 97,9 Mbps, Maqedonia e Veriut është përpara Sllovenisë, 97,0 Mbps, Serbisë 60,5 Mbps, Kosovës 57,3 Mbps, Greqisë 53,9 Mbps, Mali të Zi 49,5 Mbps, Bosnjës dhe Hercegovinës 44 ,0 Mbps dhe Bullgarisë 40,4 Mbps.

Interneti më i shpejtë në Evropë është në ishullin Jersey (264 Mbps) i vendosur midis Britanisë së Madhe dhe Francës, në Lihtenshtajn 246.8 Mbps dhe në Islandë 229.4 Mbps.

Në Francë shpejtësia e internetit është 152.5 Mbps, në Holandë 142.5 Mbps, në Spanjë 133.3 Mbps dhe në Gjermani 81.7 Mbps.

Interneti më i ngadalshëm në Evropë është në Kroaci 25.7 Mbps, Shqipëri 25.4 Mbps dhe Turqi 24.8 Mbps.

Të dhënat e Cable.co.uk bazohen në një analizë të mbi 1.5 miliardë testeve të shpejtësisë së brezit të gjerë në 229 vende gjatë 12 muajve që përfunduan më 30 qershor 2024.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share