Neto paga mesatare e paguar mujore për një të punësuar në vend, në gusht të këtij viti, është 36.390 denarë, që është 14,2 për qind më shumë se në muajin e njejtë të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror për Statistikë.
Kjo rritje ka të bëjë, para së gjithash, si pasojë e rritjes së pagës së paguar neto mesatare mujore për punonjës në sektorët: Veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe ndihmëse (21,6 për qind), Arsimi (17,5 për qind) dhe Ndërtimtaria (16,5 për qind).
Rritja e pagës neto të paguar mesatare mujore për punonjës, krahasuar me një muaj më herët, është vërejtur në sektorët: Minierat dhe guroret (3,8 për qind), Veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe ndihmëse (3,3 për qind) dhe Objektet akomoduese dhe aktivitetet e shërbimit ushqimor (2,3 për qind).
Bruto paga mesatare e paguar mujore në gusht të këtij viti ishte 54.595 denarë.