Maqedoni: Më shumë lindje dhe vdekje regjistrohen nëpër qytete

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i foshnjeve të lindura të gjalla në zonat urbane në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 10 866 fëmijë ose 60.1 % nga numri i përgjithshëm i tyre, kundrejt 7 207 ose 39.9 % fëmijë të lindur nëpër zonat rurale. Siç përcjell KlanM, pjesëmarrje më të madhe në raport me numrin e përgjithshëm të lindjeve, ka Rajoni i Shkupit me 39.6 %, ndërsa më pak në Rajonin Lindor me 6.6 %.

“Numri i personave të vdekur nëpër zonat urbane është 14 354 ose 63.9 % persona, kundrejt 8 105 ose 36.1% persona të vdekur nëpër zonat rurale. Sipas rajoneve, pjesëmarrje më të madhe në raport me numrin e përgjithshëm të personave të vdekur ka Rajoni i Shkupit 31.0 %, a më të vogël ka Rajoni Verilindor me 7.7 %. Numri i foshnjeve të vdekura nëpër zonat urbane është 34, ndërsa në ato rurale 24”, thuhet në raportin e EShS-së.

Shtimi natyror te popullsia, sipas raportit, është negativ dhe arrin në -3 488 persona dhe -898 persona në zonat rurale.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Enti Shtetëror i Statistikës ka publikuar edhe të dhënat e lidhura me martesat dhe divorcet, krahasuar sipas raportit fshat-qytet, përcjell KlanM.

“6 975 ose 51.1 % e martesave të lidhura janë në zonat urbane dhe 5 907 ose 45,9 % në zonat rurale. Në zonat urbane janë 1005 divorce, pra 62.3%, ndërsa në zonat rurale janë 608 ndarje, pra 37.7% e numrit të përgjithshëm të divorceve”, thuhet në raport.

Të dhënat për migrimin e brendshëm në kuadër të rajonit të njejtë tregojnë se pjesmarrje më të madhe prej 37.9% kanë zhvendosje nga ato rurale në ato urbane kundrejt zhvendosjeve ndërqytetëse me 9.4%, përcjell KlanM.

Nga migrimet e përgjithshme fshat-qytet në nivel të rajoneve, pjesmarrje më të madhe ka Rajoni Lindor me 49.0%, ndërsa në Rajonin e Pollogut pjesëmarrje më të madhe kanë shpërnguljet mes fshatrave, të cilët marrin pjesë me 54.4%.

Saldoja më e madhe e migrimeve të jashtme është në Rajonin e Shkupit, 1 450 persona ndërsa më e vogël në Rajonin Jugperëndimor gjegjësisht 172 persona./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share