Maqedonas që punësohen si shqiptarë? – Azir Aliu zotohet se e kanë zgjidhur problemin!

Keqpërdorimi i “balancuesit” gjatë punësimeve në administratë, ka qenë temë diskutimi për gjatë kohë në vend, pasi me vetëm një deklaratë noteriale, qytetarët mund të deklarohen se i plrkasin një përkatësie etnike tjetër, vetëm për të zënë vendin e punës. Shumë maqedonas janë punësuar duke u deklaruar si shqiptarë dhe kjo ka qenë objekt akuzash në mes partive politike në vend.

Në Klan Debat, Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu deklaroi se me ligjin e ri, ky problem do të menjanohet.

“Në Ligjin për Administratë kemi futur edhe mbylljen e dy fushave kryesore të rëndësishme për qytetarin. Fusha e parë është numri amë i qytetarit dhe fusha e dytë është nacionaliteti. Në momentin që qytetari dëshiron që t’i nënshtrohet provimit për administrator shtetëror, ai do të duhet të hap një profil në Agjencinë për Administratë. Në momentin që hapet ky profil në atë agjenci, në fushën e kërkimit të ID-së dhe nacionalitetit, duhet të jetë fushë e cila njëherë mbushet dhe asnjëherë nuk ndryshon… Pra juve nuk do të keni informatë se në çfarë institucioni, çfarë nacionaliteti kërkohet për një vend të lirë të caktuar të punës. Pra, në momentin që ju veçmë e keni kaluar provimin dhe e keni definuar nacionalitetin, ju me këtë certifikatë do të aplikoni atje ku jeni kompatibil. Pra, me këtë ne e kemi zgjidhur problemin e balanserit dhe keqpërdorimet që janë bërë”, deklaroi Azir Aliu në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share