Manchester City është duke u përgatitur që të nis negociatat për kontratën e me Kevin de Bruyne.
Marrëveshja aktuale e belgut me kampionët në fuqi të Anglisë është deri në vitin 2025, por sipas medieve britanike, City dëshiron të rinovojë kontratën me De Bruyne.
Reprezentuesi belg është një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Pep Guardiolës.
Marrëveshja e re mes dy palëve thuhet se mund të arrihet në fund të muajit qershor, edhe pse lojtari po monitorohet edhe nga disa klube tjera evropiane.