Manastir, zjarr në qendrën kulturore bullgare

PENDAROVSKI: PROVOKIM QË NUK ËSHTË NË DOBI TË MARRËDHËNIEVE TË MIRA

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se një dëshmitar ka denoncuar se së pari ka dëgjuar zërin e thyerjes së xhamit dhe ka parë zjarr në derën e hyrjes së qendrë kulturorre të bullgarëve në Manastir, raporton KlanMacedonia.

“Zjarri është lokalizuar nga ana e ekipeve të zjarrfikësve në Manastir, ndërsa ekipi i ekspertizës dhe prokurori publik kujdestar kanë kryer ekspertizë. Merren masat dhe aktivitetet adekuate për zbardhjen e rastit.” – thonë nga MPB.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani e cilësoi incidentin si “zjarr të qëllimshëm”.

“Akti këtillë vandal është eshtë edhe një fakt se ka shumë aktorë që janë kundër arritjes së përparimit në marrëdhëniet në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe të ardhmes tonë të përbashkët. Kjo vepër penale jorastësisht është kryer në ditën kur të dyja vendet do të realizojnë dialog në funksion të tejkalimit të çështjeve të hapura në rrugën e eurointegrimit të Maqedonisë së Veriut.” – deklaroi Bujar Osmani.

Zbardhje të shpejtë të rastit kërkoi edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Provokime të tilla nxitëse kanë për qëllim prishjen e marrëdhënieve mes popullit maqedonas dhe bullgar. Andaj ju bëj thirrje të gjithëve që të qëndrojmë të qetë dhe dinjitoz dhe me autorët do të merren institucionet”, ka shkruar Kovaçevski në rrjetin social Facebook, ndërsa hetim për ngjarjen kërkoi edhe Presidenti Stevo Pendarovski” – tha Kovacevski.

“Aktet e këtilla janë provokim dhe nuk janë në dobi të avancimit të marëdhënieve me Bullgarinë. Bëj thirrje për hetime të shpejta dhe të detajuara për gjetjen dhe sanksionimin e kryerësve.” – tha Pendarovski.

Ngjarjen e dënoi edhe Bullgaria fqinje, duke e përshkruar si akt provokimi.

“Zjarri është provokimi më i ri dhe pjesë e fushatës së ndyrë antibullgare, e cila filloi menjëherë pas hapjes së klubit. Që nga hapja, para një muaji, kur mori pjesë delegacioni i madh bullgar, kemi deklaruar se funksioni i vetëm i klubit është ruajtja e kulturës dhe identitetit të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut. Vetëm reagimi i shpejtë i institucioneve për gjetjen e kryerësve do të dëshmojnë se fqinji perëndimor i respekton të drejtat e bullgarëve.” – tha Ilijana Jotova, zv presidente Bullgare.

Në vendin e ngjarjes ishte edhe minsitrja e jashtme e bullgarisë, Gençovska e cila kishte ardhur për takim zyrtar dy ditor në Shkup. Tha se pret nga organet që të zbulojnë kryesit e veprës.

”Shefi i stacionit policor më siguroi se janë marrë të gjitha masat, së bashku me prokurorin publik dhe krim tekkinën për kohë të shkru të do japin rezultat, me çka shpresoj që procesi të ketë një epilog gjyqsor për kryesin e verpës” – deklaroi Gencovska, ministre e jashtme e Bullgarisë.

Muaj më pare hapja e qendrës kulturore të Bullgarëve në Manastir shkaktoi protesta të banorëve lokalë dhe reagime të ashpra në opinionin e gjërë se emri i zgjedhur “Ivan (Vanço) Mihajlov” është fyes për popullin maqedonas, i cili këtë figurë të së kaluarës e percepton si kundërshar të shtetit të pavarur maqedonas dhe të veçantisë së popullit maqedonas. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share