Rey Manaj është rikthyer me gol nga dëmtimi, që e la jashtë grumbullimit të Kombëtares për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, në muajin Tetor.
Sulmuesi shqiptar ishte protagonist për Sivasspor, në ndeshjen e Superligës turke ndaj Hatayspor.
Në minutën e 43-të, Manaj shënoi gol, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, para se miqtë të barazonin shifrat pak sekonda para fundit të pjesës së parë.
Shqiptari shfrytëzoi një krosim nga goditja e këndit dhe me kokë e ndali topin në rrjetë.
GOAL🇹🇷 | Sivasspor 1-0 Hatayspor | Rey Manaj pic.twitter.com/ZQiJXaDTRN
— Kevin Highlights. (@abongo_jr) October 20, 2024
Ky është goli i dytë për Manajn këtë sezon në Turqi dhe duket se po rikthehet në formën e një viti më parë, kur rivalizoi me emra si Dzeko dhe Icardi për “Këpucën e Artë”. /tvklan.al