Edhe pse u mundën me rezultatin e thellë, 4 me 1, nga “gjigantët” e Spanjës, lojtarët e Gjeorgjisë shkëlqyen në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024. Njëri prej lojtarëve që bëri përshtypje ishte “gardiani” i Valencia, Giorgi Mamardashvili. Ai u kthye në një prej lojtarëve më të mirë të këtij kompeticioni, duke realizuar 20 pritje të suksesshme në vetëm 4 ndeshjet e para të turneut.
Pas eliminimit nga Euro 2024, Mamardashvili dha një intervistë për mediat spanjolle, ku shprehu krenari për paraqitjen e Kombëtares së tij. Ai gjithashtu përcaktoi Spanjën si favoritin për të fituar trofeun. Megjithëse humbja në 1/8-at ishte e trishtueshme, Mamardashvili theksoi se për Gjeorgjinë nuk është fundi, dhe ata do të kthehen më të fortë në turneun e ardhshëm.